Afaristë shqiptarë nga Gjermania vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Kryetari i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Gjermani, Mustaf Abazi së bashku me Fatos Xhafollin dhe Arton Rrekaliun vizituan ish-presidentin Hashim Thaçi dhe çlirimtarët tjerë të cilët po mbahen të burgosur në Hagë.
“Sot në cilësinë e kryetarit të Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Gjermani bashkë me Fatos Xhafollin dhe Arton Rrekaliun vizituam Presidentin Hashim Thaçi dhe çlirimtarët tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht të burgosur në Hagë”, ka deklaruar pas vizitës Abazi.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të merr përgjegjësi dhe të mbrojë historinë e lavdishme.
“…sepse liria e jonë është rezultat i luftës tonë çlirimtare. Në Hagë nuk janë vetem individët të akuzuar, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ne jemi të bindur që të bashkuar do ta përballojnë edhe këtë sfidë të inicuar dhe organizuar në Moskë e Beograd”, ka deklaruar Abazi.