Afaristët dhe anëtaret e Unionit të Bizneseve në Gjermani festojnë ditën e çlirimit të Kosovës
Të shtunën në Bornheim u organizua tubimi me afaristët dh anëtarët e Unionit së Bizneseve Shqiptare me koordinatorin e Unionit Fatbardh Blenishta, si dhe me prezencëne sekretari të Unionit Nexhmedin Veliqi.
Tubimi u organizua për nder të Çlirimit së Kosovës nga okupatori serb ku shumë të pranishëm kaluam qaste mjaft të mira. Poashtu në këtë ditë festive afaristët u njoftuan edhe hapjen e fabrikës së lëngjeve në Ferizaj “Po!” ku janë investitorët Fatlum Blenishta, Fatbardh Blenishta, Mentor Shehu, Isuf Sahiti, të cilët edhe na freskuan me pije nga vendi jonë.
Në takim ishin afër 60 firma nga afaristet tanë ku patën rastin edhe 5 anëtarë të ri t’i bashkohen Unionit Shqiptare/Gjermane me shumë dëshirë.
Takimi përfundoi me këngë dhe mall për vendlindjen ku ishin këngë të pa harruara nga Shahirat Tahiri.
Si përfundim të gjithë organizatorët e tubimit shtruan darkën Shqiptare për afaristët tanë. Për të qenë gjithmonë të Bashkuar.
Organizatorët e tubimit ishin:
“R.B.Bau GmbH”,
“Dani Putz”,
“Prenku GmbH”,
“Shehu GmbH”,
“Shehu Putz”,
“Sahiti GmbH”,
“Aliu GmbH”,
“LB Bau GmbH”,
“Fejza Estrich”,
“Gashi Dachdecker”
13.06.2020 Bonn /S.F/