Afaristi Ahmetaj, 109: Takimi në Raushiq më dha energji dhe frymëzim për fitore
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, në takimin me banorët e Raushiqit të Pejës, ka thënë se ky fshat ka traditë të punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare.
Ahmetaj ka thënë se banorët e këtij fshati janë në përkrahje të koalicionit “Për Kosovën Fituese”, me Ramush Haradinajn kryeministër.
Ai thotë se takimi në Raushiq i dha energji dhe frymëzim për fitore më 9 shkurt.
“Në Raushiq të Pejës, në fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare, në vendlindjen e dëshmorëve të kombit, Xhemajl Fetahaj, Ruzhdi Haxhijaj dhe vëllezërve Agim e Milazim Zekaj, të Nurie Zekaj dhe Binak Dinajt luftëtar dhe aktivist i shquar i Lëvizjes Kombëtare por edhe i shumë bashkëluftëtarëve me të cilët morëm pjesë në shumë luftime e beteja të mëdha çlirimtare, na pritën dhe na përkrahen për fitoren me Koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’, me Ramush Haradinaj kryeministër. Takimi në Raushiq më dha energji dhe frymëzim, sepse besimi dhe përkushtimi i këtij fshati për një Kosovë ndryshe, është motivimi ynë për të qenë të parët dhe fitimtar”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.