Afaristi Ahmetaj bën thirrje që qytetarët ta votojnë AAK-në: Kjo është rruga e fitores

15 dhjetor 2024 | 22:36

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, thotë se ndryshimi më 9 shkurt është AAK-ja.

Ai përmes një fototje të shpërndarë në “Facebook” ka theksuar se projketet e kësaj partie janë për qytetarët.

Biznesmeni Ramush Ahmetaj në listën e AAK-së ka numrin 109.

Kush është Ramush Ahmetaj?

Ka lindur më 5 shtator 1974 në fshatin malor Belle, të Komunës së Deçanit, tani jeton në Bohriqe paralagje e fshatit Dubovik por edhe në Prishtinë. Që nga vitet ‘90-ta ka qenë i angazhuar në Lëvizjet patriotike të kohës. Babai i tij Smajl Demushi dhe djemtë tjerë të tij dhe nipat kanë qenë të kyçur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi. Ramushi ka qenë pjesëtar i grupeve guerile të UÇK-së. Luftëtar i dalluar në të gjitha betejat që janë bërë në ZOD. Ka kontribuar në formimin e Brig. 136 “Rugova”. Ramush Ahmetaj ka qenë udhëheqës i “Njësisë Speciale për Intervenime të Shpejta”. Pas mbarimit të luftës ka qenë komandant i Policisë së Rendit në Pejë në Qeverinë e Përkohshme. Ka qenë epror i lartë në TMK. Ka ushtruar disa funksione zyrtare në qeveri të ndryshme dhe në Qeverinë Haradinaj. Me profesion është jurist. Është bashkëthemelues bashkë me vëllezër në biznesin “Ahmetaj Grup” dhe restorantit “Belle Resort” në Belle, biznese këto shumë të suksesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tranat mund të lëvizin me shpejtësi 4800 km në orë…