Afaristi Ahmetaj falënderon votuesit: Do të jem në shërbim tuajin dhe AAK-së

12 shkurt 2025 | 16:22

Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi Ramush Ahmetaj, ka thënë se sovrani e dha fjalën e vet, edhe përkundër rezultateve çfarë i kemi parë gjerë më tani, “kjo është Kosova jonë e dashur, ky është vendimi që ka marrë populli ynë në këto zgjedhje”.

“Me këtë rast i falënderoj të gjithë votuesit e koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’, dhe ata që me kanë votuar personalisht, ju shprehi falënderimet më të larta duke ju premtuar se do të jem në shërbim të kësaj shtrese përjetësisht. Po ashtu do të jem në shërbim të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe të partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet e mia dhe personalisht deri në përjetësi. Situata në të cilën Albin Kurti e ka sjellë vendin është projekt rus, pasojat janë tepër të rënda dhe shumë vështirë të tejkalueshme. Duke qenë besnik të shtetit të Kosovës, të ardhmërisë dhe të progresit të bashkuar në një kauzë përparimtare për vend në krye me Ramush Haradinaj, Kosova ka zgjidhje dhe të ardhme të lumtur”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Besim Ademi edhe zyrtarisht më nuk do të jetë…