Afaristi Ahmetaj thotë se do t’i ndihmojë studentët dhe shtresat e dala nga lufta e UÇK-së
07 janar 2025
| 23:24
Kandidati për deputet nga AAK-ja me numrin 109, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka dhënë dy premtime, njërin për studentët dhe njërin për shtresat e dala nga lufta e UÇK-së.
“Do të përpiqem të gjej mundësi për t’i shkolluar pa pagesë jashtë dhe brenda vendit, studentët që i plotësojnë kushtet, pa dallim partie. Kurse për shtresat e dala nga lufta e UÇK-së, do të jem në shërbim të tyre ditë e natë. AAK-ja është shpresa e re për Kosovë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook” në një fotografi të shpërndarë.