Afaristi Albert Bucolli përkah Ramiz Lladrovcin
Në fillim, ne si familje e votuam Ramiz Lladrovcin vetëm pse ishte vëllai i Komandantit tonë, Fehmi Lladrovci, dhe besuam se ashtu siç u patëm rreshtuar dikur pas Fehmi Lladrovcit në luftë dhe që nuk na pat zhgënjyer, po ashtu as Ramizi, besojmë, se nuk do të na zhgënjejë në kohë paqeje, me punë të mira.
Në momentin kur Ramizi u bë Kryetar i komunës së Drenasit e ndërmorri vendimin e parë për ta na rrëzuar, neve familjes Bucolli në rrugen e zejtarëve, nënterracën dyqanit të djalit të axhës, Gazmend Bucolli, për shkak të mosposedimit të lejes ndërtimore në Drenas me gjithë faktin se dyqani në fjalë datonte nga vitet e 88. Mirëpo, ne u pajtuam me këtë vendim komunal dhe e larguam tarracën. Vendimi i komunës së Drenasit për largimin e kësaj terrace është për tu përshëndetur sepse tarraca ishte pa leje ndertimi komunal. (Askush mbi Ligjin)
Prandaj mund të them se RAMIZ LLADROVCI është një ndër kryetarët e komunës së Drenasit, si i vetmi që i ka kontribuar ligjit, rendit dhe të ardhmes së popullatës se Drenasit për arsye sepse Ramiz Lladrovci përfilli ligjin, e vuri në binarë rendin komunal si dhe mirëqenien sociale në Komunën e Drenasit duke e strukturuar ambientin komunal i cili ishte shëndrruar në një çajtore pazari, pastaj duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, duke kontribuuar në bursa për studentë – investime komunale nëpër fshatra të tilla si rrugë, kanalizim dhe infrastrukturë e njëkohësisht duke i dalë në ndihmë edhe bizneseve vendore.
Një kritikë për Bizneset Vendore: mungesa e konkurrencës në biznes sjell pasivitet si në punë ashtu edhe në çmime prandaj mos u zhgënjeni në përfilljen e ligjit dhe mundësinë e zgjerimit të bizneseve brenda qytetit të Drenasit.
Z.Lladrovci ka shfaqur pjekuri politike dhe morale, veprime anti korruptive si dhe barazi gjinore në ambientin komunal.
Të dashur miq, shokë dhe bashkëluftëtarë, edhe pse unë kam qenë një ndër kritikuesit më të zëshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, kam qenë anëtar i saj dhe ushtar i thjeshtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kontribuar me aq sa kisha mundësi dhe të drejtë që të veproja sipas Konventës Ndërkombëtare në luftën për çlirimin e Kosovës, njëkohësisht kam qenë një kritik i madh i qeverisjes së PDK-së sepse e kam ndjerë në shpirt një qeversje jo të mirë nga kjo parti andaj edhe kam qenë kundër në shumë prej veprimeve të ndërmarrura gjate mandatit të PDK-së sa ishte në pushtet së bashku në koalicion me partitë tjera. Megjithatë, z.Lladrovci na ka treguar se edhe duke qenë pjesë e PDK-së mund të qeveriset ndershëm, pa korrupsion dhe pa nepotizëm.
Duke i marrë parasysh të gjitha që i ceka më lart, personalisht besoj dhe konsideroj se Z.Lladrovci duhet dhe e meriton të udhëheqë me komunën e Drenasit edhe për një mandat katërvjeçar. Një mandat i ri shtesë do t’i mundësonte Z.Lladrovci që t’i shtyejë përpara të gjitha punët e mbetura për tu realizuar deri në fund dhe njëkohësisht t’i ofrojë qytetit tonë, Drenasit, rregull, ligj si dhe luftim të korrupsionit dhe nepotizmit.
Me respekt, Albert Bucolli
Voto PDK – Bashkë për Drenasin
Voto- Ramiz Ladrovci 177
Voto- Agnesë Kastrati Bucolli 24