Afaristi Blakaj vikendin e kalon me familje në bjeshkë të Istogut, thotë se do ta zhvillojë turizmin
05 janar 2025
| 17:59
Kandidati i AAK-së, afaristi, Ukë Blakaj, vikendin e ka kaluar me familje në bjeshkë të Istogut.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se do të angazhohet fuqishëm që turizmi malor të zhvillohet dhe të shtrihet në bjeshkët e bukura të Istogut.
“Vikendin e kalova me familje në bjeshkë të Istogut, duke shijuar ajrin e pastër, qetësinë dhe bukuritë e natyrës.
Do të angazhohem fuqishëm që turizmi malor të zhvillohet dhe të shtrihet në bjeshkët e bukura të Istogut”, ka shkruar Blakaj.
Biznesmeni Blakaj në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet me numrin 37 në listën e AAK-së.