Afaristi Dervishaj përcjell nga afër turnirin tradicional të futbollit në vendlindjen e tij në Runik
Kandidati për deputet i PDK-së, afaristi Shahin Dervishaj, ka parë nga afër turnirin tradicional të futbollit në vendlindjen time, në Runik.
“Si çdo herë kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e turnirit tradicional të futbollit në vendlindjen time, në Runik. Për mua kjo ngjarje sportive e ka një rëndësi shumë të veçantë, sepse pavarësisht që me vite tana kam qenë jashtë vendit, asnjëherë nuk e kemi zbehur lidhjen mes nesh. Andaj një respekt i veçantë për mërgimtarët që kthehen gjithmonë për të mbështetur këtë ngjarje dhe për të kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive të fshatit tonë.”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.
Gjithashtu, ai ka thënë se: “duhet duartrokitur Palestrën “Arena Sportive”, që ndodhet në pronësi të familjes së respektuar Kajtazi, e cila çdo herë ka kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ngritjen e nivelit të infrastrukturës në Runik”.
Shahin Dervishaj është një biznesmen i suksesshëm në diasporë, Gjermani.
Ai në listën e PDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit mban numrin 77.