Afaristi Dervishaj: Tani është koha që diaspora të jetë aktive për të ardhmen e Kosovës

15 dhjetor 2024 | 19:38

Kandidati për deputet i PDK-së, Shahin Dervishaj, mori pjesë në tubimin e organizuar në Zurich.

Ai e ka quajtur moment të jashtëzakonshëm, ku diaspora u bashkua për të diskutuar mbi çështje të rëndësishme për Kosovën tonë dhe të ardhmen e saj.

“Ky tubim ishte një dëshmi e forcës dhe pasionit të diasporës shqiptare. Pjesëmarrja e madhe, emocionet e forta dhe mbështetja e sinqertë që ndjeva në atë sallë më japin shpresë dhe motivim për të vazhduar me përkushtim në rrugëtimin tonë drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit. Së bashku me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, deputeten e respektuar Ganimete Musliu, dhe shumë bashkëatdhetarë të tjerë, ndamë ide dhe vizione për Kosovën më të mirë që duam të ndërtojmë. Ishte kënaqësi e veçantë të jem në mesin e këtyre njerëzve të vyer dhe të ndjej përkushtimin e tyre ndaj atdheut”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.

Ai ka falënderuar Ragip Xhakën, duke e vlerësuar patriot të madh që ka dhënë shumë për çështjen kombëtare dhe që vazhdon të frymëzojë përmes angazhimit të tij.

“Të dashur bashkatdhetarë, besimi dhe energjia juaj janë frymëzim për mua. Ne e kemi borxh ndaj atdheut dhe ndaj brezave që luftuan për lirinë tonë të angazhohemi për një Kosovë më të mirë. Sot, më shumë se kurrë, është koha që diaspora të jetë aktive dhe të kontribuojë në vendimmarrjen për të ardhmen e Kosovës. Bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim! Faleminderit për përkrahjen tuaj dhe urime e suksese të gjithëve!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj sot në Podujevë ka shpalosur…