Afaristi ferizajas takon kryetarin e Shoqatës së Shqiptarëve në Bafra të Turqisë: Në gusht bëhet binjakëzimi i Bafras me Ferizajn
Afaristi ferizajas, Faton Hasani po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Hasani gjatë kësaj vizite ka tekur shumë personalitete te jetës biznesore por dhe qytetar shqiptar të shpërngulur shumë vite më parë.
Hasani është mirëpritur edhe nga Shoqata e Shqiptarëve të Bafras. Ata u njoftuan se gjatë muajit gusht të këtij viti, kryetari i Bafras do të vizitojë komunën e Ferizajt me qëllim nënshkrimin e binjakëzimit të Bafras me Ferizaj.
“Sot takuam udhëheqjen e ngushtë te shoqatës së Shqiptarëve në Bafra ku u mirëpritëm ngrohtësisht, ata na konfirmuan se gjatë muajit gusht të këtij viti zyra e protokolit të komunës së Bafras do të organizoj vizitën e Kryetarit te Komunës së Bafras për vizitë në komunën e Ferizajt me qëllim nënshkrimin e binjakzimit te Komunës së Bafras dhe Komunës së Ferizajt”, ka shkruar ndër tjera në njoftimin e tij, Faton Hasani.
Njoftimi i plotë i Hasanit:
Sot takuam udhëheqjen e ngushtë te shoqatës së Shqiptarëve në Bafra ku u mirëpritëm ngrohtësisht, ata na konfirmuan se gjatë muajit gushtë 2023 zyra e protokolit të komunës së Bafras do të organizoj vizitën e Kryetarit te Komunës së Bafras për vizitë në komunën e Ferizajt me qëllim nënshkrimin e binjakëzimit te Komunës së Bafras dhe Komunës së Ferizajt .
Si dhe i përcollën Kryetarit z Agim Aliu dhe mbarë qytetarëve të Ferizajt urimet më të mira për 150 vjetorin e qytetit të Ferizajt.