Afaristi i njohur nga Peja i bashkohet Kadri Veselit

30 shtator 2019 | 14:50

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se sot i është bashkuar afaristi i njohur nga Peja, Bashkim Shala, i cili punon dhe vepron në Zvicër.

Veseli ka thënë se me ndërmarrës të suksesshëm si Bashkimi, ne do ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës.
“Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës i urova afaristit të njohur nga Peja, Bashkim Shalës, i cili punon dhe vepron në Zvicër. Me ndërmarrës të suksesshëm si Bashkimi, ne do ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës. Ky është modeli që duhet ta ndjekin afaristët tanë në diasporë, për t’u kthyer dhe investuar ne atdhe. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës për ekonomi të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtimet në brigjet e oqeaneve dhe deteve kanë ndikim negativ…