Afaristi Neziri: Familja Ademej, dëshmoi maturi dhe shembull se si duhet besuar në institucionet tona të ndërtuara me mundë e sakrificë
Afaristi nga Kosova që jeton në Gjermani, Isak Neziri, ka ngushëlluar familjen Ademaj nga fshati Rracaj i Gjakovës, me rastin e vrasjes mizore të vajzes së tyre Liridonës nga bashkëshorti i saj.
“Lajmet si ky i vrasjes mizore të Liridona Ademajt, Ne që jetojmë e veprojmë në diasporë i përjetojmë shumë rëndë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, afaristi Neziri.
Ngushllimi i plotë i tij:
Lajmet si ky i vrasjes mizore të Liridona Ademajt, Ne që jetojmë e veprojmë në diasporë i përjetojmë shumë rëndë.
Rastet e tilla, në një shoqëri si kjo e jona që ka vuajtur aq shumë gjatë historisë nuk do të duhej të ndodhnin asnjëherë.
Ngushëllime familjes Ademej, një familje që na dëshmoi maturi dhe shembull se si duhet besuar në institucionet tona të ndërtuara me mundë e sakrificë.
Autorët të marrin dënimin e merituar dhe shteti të rrisë dënimet për vrasje dhe të luftojë dhunën ndaj grave!