Afaristi nga Vushtria hap pikën biznesore edhe në Gjermani
Afaristi nga Vushtria Korab Izmaku, ka filluar veprimtarinë e tij banesore në fushën e sanitarisë edhe në qytetin Donauwörth në Gjermani.
Ai ka bërë të ditur se me rastin e hapjes së biznesit “AKN Home GmbH”, në qytetin Gjerman, janë mirëpritur nga kryetari i kësaj komunë, si dhe konsulli i përgjithshëm në Konsullatën e Kosovës në Mynih, Afrim Nura.
Izmaku i ka ftuar bashkatdhetarët që ta vizitojnë filialin e tij dhe të bindën me cilësinë e produkteve dhe shërbimeve. “Sot bëme hapjen e lokalit të ri për pllaka dhe sanitari Fliesen und Sanitär AKN Home GmbH në Gjermani adresa: Kaiser-Karl-Straße 3, 86609 Donauwörth kishim nderin që ish pranë kryetarit i komunës së DonauWörth, si dhe Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të RKS se në Mynih Afrim Nura. Përkushtimi, kualiteti dhe përvoja shumëvjeçare do të jetë një derë e hapur gjithmonë për të gjithë e posaçërisht bashkatdhetarët tanë . Ejani dhe na vizitoni për të zgjedhur më të mirën dhe cilësinë e garantuar. Ju mirëpresim stafi i AKN Home GmbH”, ka shkruar Izmaku në “Facebook”.