Afaristi Nysret Maloku pjesë e listës së AAK-së për asamblen komunale në kryeqytet
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se afaristi Nysret Maloku do të jetë pjesë garës për Asamble në zgjedhjet lokale.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Maloku do të kontribuojë në zhvillimin e qytetit tonë, duke qenë vlerë e shtuar jo vetëm për listën e Aleancës, po për të gjithë Prishtinën.
Postimi i plotë i tij:
Vizionit për Prishtinën që e duam të gjithë, po i bashkohet edhe veprimtari i devotshëm nga familja e nderuar dhe atdhetare Maloku nga Bradashi i Llapit që tash e disa dekada vepron në kryeqytet.
Afaristi Nysret Maloku do t’i hyn garës për Asamble me bindje që do të kontribuojë në zhvillimin e qytetit tonë, duke qenë vlerë e shtuar jo vetëm për listën e Aleancës, po për të gjithë Prishtinën.
Suksese Nysret, e na priftë e mbara!