Afaristi Ramush Ahmetaj merr përkrahje në Qyshk, Kotradiq dhe Vranoc

21 janar 2025 | 22:47

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Qyshk, Kotradiq dhe Vranoc.

Ai ka thënë se nga do dhe kudo, në të gjitha anët e Kosovës po ndjehet fryma e fitores.

“Sot në Qyshk të Pejës në vendin e qendrës aty ku toka është e mbushur me dëshmorë, në këtë vend të lavdisë u masakruan 44 banorë të këtij fshati, dhe u dëbuan mbi 400. Shtëpitë e Qyshkut të Pejës u rrafshuan rrafsh me tokë, por qëndresa mbeti e përjetshme. Faleminderit banorëve të këtij fshati me histori të madhe për përkrahjen e pakursyer. Faleminderit përkrahësve, simpatizantëve dhe anëtarësisë së AAK-së në Kotradiq dhe Vranoc, të cilët pa u lodhur, po e përkrahin Koalicioni për Kosovën fituese 137. Këto vende u bën epiqendra të përkrahjes për Kosovën fituese! Janë dhe mbetën vatra të unitetit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 97-tës, Driton Lajçi, ka…