Afaristi Ramush Ahmetaj zotohet së do të jetë krah i rinisë dhe kategorive të dala nga lufta (video)

27 dhjetor 2024 | 12:00

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, afaristi, Ramush Ahmetaj, në një videomesazh të publikuar në “Facebook” ka thënë se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do të jetë krah i rinisë dhe kategorive të dala nga lufta.

“Falënderoj liderin tonë z. Ramush Haradinaj që më nominioi kandidat për deputet të ardhshëm të parlamentit të Kosovës. Arsyeja e kandidimit tim për deputet, janë rinia dhe shtresat e dala nga lufta – invalidët dhe familjet e dëshmorëve. Arsye tjetër e cila më bënë të jem i bindur për ta ndihmuar rininë e Kosovës është siguria. Motoja e liderit tonë Ramush Haradinaj ‘Drejt në NATO’ na jep shumë fuqi që të jemi pran të rinjve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve dhe të gjitha kategorive të dala nga lufta”, ka thënë në mesazhin e tij afaristi Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti holandez Max Verstappen fitoi këtë vit titullin e katërt…