Afaristi Shkëlqim Devolli takon presidentin turk Erdogan, bisedojnë për ekonominë

27 gusht 2021 | 15:46

Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të shtetit turk dhe Kosovës.

Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve.

Afaristi kosovar, në anën tjetër, e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se…