Afat shumë i pasur kalimtar, Kastrioti me kërkesa të shumta

17 janar 2024 | 13:34

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Afati ishte shumë i pasur, me kërkesa të shumta si te hendbollistët ashtu te hendbollistet.

Kërkesat e bëra nga klubet do të shqyrtohen nga Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kastrioti i Ferizajt pritet të dal ekipi më i përforcuar nga ky afat kalimtar. Klubi ferizajas ka bërë kërkesë për të transferuar lojtarë si Hamdi Salihu, Liridon Esati, Lulzim Shabani, Deniz Terziqi, Aldi Rudari, Marley Wallace.

Salihu, Esati, Shabani, Terziqi e Wallace deri më tani ishin te Trepça, ndërsa Rudari te Prishtina.

Vjosa, Rahoveci, Vëllaznimi, Samadrexha, Prishtina, Deçani, Istogu e Trepça janë klubet tjera që kanë paraqitur lojtarë për të regjistruar. Gjithsej te hendbollistët janë bërë 24 kërkesa.

Te hendbollistet janë bërë 23 kërkesa. Samadrexha, Istogu, Verona, Besa, Shqiponja, Vushtrria, Ulpiana, Prishtina e Ferizaj kanë bërë kërkesa për lojtare të reja. Disa prej këtyre skuadrave kanë bërë kërkesë për shumicën e lojtareve të Vëllaznimit të Gjakovës.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja po kërkohet nga Wolverhampton Wanderers.…