Afati kalimtar në hendboll deri më 15 janar
08 janar 2024
| 19:57
Është hapur afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Lojtarët mund të ndërrojnë skuadrat nën kushte të caktuara, ndërsa afati dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar. Klube, hendbollistë e hendbolliste të ndryshme kanë paralajmëruar lëvizje dhe ky afat pritet të jetë i pasur.
Klubet që pretendojnë titullin dhe Kupën e Kosovës kanë paralajmëruar ardhje të reja, kërkesat për të cilat duhet të bëhen deri më 15 janar.