Afër 160 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë
09 janar 2022
| 10:25
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 264 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë nga ky virus.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 131.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë gjithsej 1 mijë e 251 raste aktive me Covid-19.