Afër Qendrës së Studentëve të rinjtë ndezin zjarr

13 gusht 2021 | 08:48

Në kohën kur Kosova, rajoni por edhe në shumë vende të tjera të botës janë duke pasur problem me zjarret dhe lokalizimin e tyre, në mes të Prishtinës, disa të rinj e kanë ndezur një të tillë në lagjen Ulpiana, shumë afër kontejnerëve, shkruan Gazeta Express.

Në mes të natës, disa të rinj mbrëmë kanë ndezur një zjarr, thjesht sa për argëtim.

Ngjarja që ka ndodhur në orët e vona të natës, si duket i ka alarmuar të rinjtë që ndezën zjarrin.

Të njëjtët dëgjohen duke biseduarduke u munduar edhe që ta fikin atë, në mënyrë që më vonë të ikin nga vendi i ngjarjes.

“A je e sigurt që e ndale, me çka me ndalë”, dëgjohen duke thënë këta të rinj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullatori amerikan i ilaçeve e ka dhënë miratimin që njerëzit…