‘Afera e grurit’, Mustafa: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur
02 gusht 2023
| 10:55
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi rreth blerjes së rezervave shtetërore të grurit.
Mustafa ka thënë se kush vjedh bukë është fundërrinë.
“Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur në grurë, vaj e sheqer të rezervave shtetërore nga vet shteti. Duke u thirrur në ‘sekret shtetëror’ i kanë vjedhë rezervat e shtetit natën tinëzisht e i kanë trashë xhepat e vet. Kush vjedh është kriminel. Kush vjedh shtetin është superkriminel. Kush vjedh bukë është fundërrinë”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
Këto audio-incizime janë publikuar nga gazeta “Nacionale”.