Afera e grurit, prokuroria konfirmon intervistimin e Ridvan Muharremit

04 tetor 2024 | 12:44

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është duke e intervistuar biznesmenin Ridvan Muharremi, emri i të cilit ishte bërë i njohur për skandalin me rezerva shtetërore.

Sipas një njoftimi për medie, është thënë se ai është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë dhe se i njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare kanë pasur kritika në adresë të ministrit të…