Afera “Golob”, ambasadori Berishaj paralajmëron padi ndaj ‘Planet TV’

22 prill 2022 | 10:37

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas raportimeve të medieve mbrëmë se është i përfshirë në një skandal financiar.

Berishaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pas publikimit të lajmit nga “Planet TV”, ai do ta padisë këtë media, gjë që sipas tij hapet rruga për fjalën e fundit të gjykatës.

“Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurt në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka thënë Berishaj.

Ai më tej tha se skandalin e raportuar e mohuan edhe akterët kryesorë politik, kryeministri Janez Jansa dhe Robert Golobi gjatë ballafaqimit të fundit të mbrëmshëm mes tyre.

Postimi i plotë i tij:

Shpifjet nuk kalojne!

Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës.
Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së…