Afera Kusari-Radojçiq, Quni: Njollë që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë
10 tetor 2024
| 20:42
Përgjimet e bisedave në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe eksponentëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe terroristin Millan Radoiçiq, u komentuan nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.
Quni u shfaq tejet kritik ndaj këtij veprimi, ku tha se “po të paralajmëronte dikush se do të ndodhte diçka e tillë, do t’i thoja a mos ke shikuar ndonjë film të Holywoodit”.
“Diçka e papranueshme”, tha ai për DPT te Fidan në Klan Kosova.
“Është një njollë shumë e madhe që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë, në legjislacionin tonë”, theksoi ai.