“Afera vaji”, Deliu ironizon: Vaji n’tepsi po, ama n’Poloni, s’paska arritë në Kosovë kurrë
28 korrik 2023
| 00:07
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas publikimin e të përgjimeve rreth rezervave shtetërore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu ka ironizuar me aferën e fundit të Qevërisë Kurti.
“Vaji n’tepsi po, ama n’Poloni. S’paska mrri në Kosovë kurrë”, ka shkruar Deliu.
“Mbi 300 mijë euro të qytetarëve të shpenzuara për rezerva shtetërore, sheqer e vaj, të “avulluara”. Rozetë, a ke diçka me thane”, ka vazhduar me tej ajo.