Afërdita Dreshaj thotë “po”
24 dhjetor 2017
| 15:47
Modeluesja Afërdita Dreshaj, e cila karrierën e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmjen e së enjtes ka postuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të unazës me diamant, dhuratë nga i dashuri i saj.
Në fotografinë e postuar Afërdita shkruan: “Ishte si një ëndërr. Unë thashë po”. Pak ditë më parë një tjetër propozim për martesë erdhi edhe për këngëtaren nga Kosova, Adelina Tahiri.