Afërdita Fazlija nuk është më përzgjedhëse e Kosovës

02 shkurt 2022 | 20:03

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Ndër të tjera, FFK njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me përzgjedhësen e Kosovës te vajzat, Afërdita Fazlijun.

Përveç Fazlijut, edhe gjithë shtabit teknik të Kosovës A te vajzat i është ndërprerë bashkëpunimi.

“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares ‘A’ të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares ‘A’ të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhej në njoftim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një…