Afganët në Shqipëri, akomodohen në hotelet e Shëngjinit
30 gusht 2021
| 11:06
Afganet e mbërritur mbrëmë janë akomoduar ne hotelet Shëngjinit. Janë 111 refugjate që aktualisht ndodhen ne hotele dhe priten të vinë të tjerë.
Grupi i fundit me 150 refugjatë mbërriti në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Avioni nga Abu Dabi u ul në Rinas në orën 05:00.
Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit, pasi kanë lënë vendin e tyre, ndërkohë që talebanët rimorën pushtetin pas 20 vitesh.
Qytetarët afganë janë akomoduar gjithashtu në hotele në Durrës dhe në “Qyteti Studenti” në Tiranë.