Afganistan, 7 të vdekur nga sulmi me mortajë në një dasmë
Të paktën 7 civilë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me mortajë nga talibanët në rajonin Kapisa të Afganistanit.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Kapisa, Shajik Shurish (Shayeq Shoresh) deklaroi se predha e mortajës që u lëshua nga militantët e Talibanit goditi vendin e dasmës në fshatin Enarcuy në Kapisa.
“Në sulm humbën jetën 7 civilë ndërsa u plagosën 4 të tjerë”, tha Shurish duke shtuar se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.
Talibanët pretendojnë se sulmi me mortajë është kryer nga forcat e sigurisë.
Në njërën anë në vend vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e stabilitetit ndërsa në anën tjetër sulmet nuk kanë të ndalur.
Sipas qeverisë afgane në vend për afërsisht një muaj janë shtuar rastet e dhunshme që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja.
Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Afganistanit (UNAMA) njoftoi se në tremujorin e parë të vitit 2021 në Afganistan janë vrarë 573 civilë.