Afganistan: Nga një sulm me predhë janë vrarë pesë presona
16 janar 2018
| 18:47
Së paku pesë persona janë vrarë dhe afro 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm me predhë në një treg në pjesën veriore të Afganistanit.
Në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në provincën Fariab ka pasur edhe gra e fëmijë, kanë thënë zyrtarët.
Një zëdhënës i policisë lokale tha se tri predha kanë rënë në tregun javor në një qark të kësaj province, sot gjatë mëngjesit, raporton “Rel”.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithëqë për zyrtarët lokalë të dyshuar janë militantët talibanë.