Afganistan: Së paku 10 të vrarë, shumica fëmijë
10 korrik 2018
| 12:12
Një sulm vetëvrasës pranë një postblloku të sigurisë në qytetin Xhalalabad të Afganistanit la të vrarë së paku dhjetë persona.
Zyra e guvernatorit të provincës Nangarhar ka bërë me dije se tetë civilë dhe dy forca të sigurisë janë vrarë në sulmin e së martës.
Shpërthimi ka shkaktuar flakë që dëmtuan dyqane dhe makina në zonë.
“Shumica e viktimave janë fëmijë që kanë qenë duke punuar në një lokacion për larjen e makinave, pranë vendit të shpërthimit”, ka thënë Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit provincial.
Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial, ka thënë se katër persona janë plagosur në sulmin në Xhalalabad.
Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup. (Rel)