Afganistan, talibanët armëpushim treditor për Bajram
09 qershor 2018
| 15:46
Talibanët kanë njoftuar për një armëpushim treditor me forcat e qeverisë afgane për Bajram, por kjo nuk vlen për forcat e huaja.
Ky grup i urdhëroi luftëtarët e vet që t’i ndalin të gjitha operacionet ofensive gjatë festës, ndonëse thanë se do ta mbronin veten në rast se sulmohen.
Kjo është hera e parë që talibanët janë pajtuar për armëpushim që nga invazioni i vitit 2001 i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq qeveria njoftoi për armëpushim të njëanshëm më herët gjatë kësaj jave.