Afishe në shqip e anglisht, gati për protestën e 3 prillit në Hagë

21 shkurt 2023 | 20:18

Gjithçka gati për mbajtjen e protestës së parë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë më 3 prill. “Mos ma gjyko lirinë”, “Jo me dokumente të Serbisë” janë vetëm disa nga afishet që pritet të mbajnë protestuesit jashtë mureve të Speciales në Shveningen të Hagës. Kanal 10 pa parë ekskluzivisht disa nga mbishkrimet që do të përdoren atë ditë.

Ditën që pritet të nisë gjykimi ndaj ish-krerëve të UCK-së gjykatoren e Speciales në Hagë, jashtë mureve të saj është thirrur edhe një protestë paqësore.

Qëllimi i saj është solidarizimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin që po mbahen prej më shumë se dy vitesh.

Kanal 10 ka parë ekskluzivisht dhjetëra afishe e mbishkrime në gjuhën shqipe dhe angleze që pritet të përdoren nga protestuesit paqësorë ditën e 3 prillit.

“Mos ma gjyko Lirinë”, “Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi. Jo politikë”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Padrejtësi Speciale”, janë disa nga afishet që tashmë janë shkruar dhe shtypur.

Sipas mediave, shqiptarët e diasporës të cilët do të protestojnë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje, janë në pritje të lejes së r për protestë nga autoritetet holandeze.

Ata planifikojnë të mblidhen në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale më 3 prill, në ditën kur zyrtarisht fillon gjykimi.

“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” është thirrja e protestës që synon të mbledh shqiptarë nga anë e mbanë bota.

Ish krerët e UÇK-së qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke e deklaruar pafajësinë e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjanit Aliu shpall të pavleshme diplomen e shkolles së mesme…