Aforizma nga Artur Shopenhauer
Artur Shopenhauer ishte një filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij ateist dhe qartësinë filozofike.
Punimi më me ndikim nga Schopenhauerit “The World as Will and Representation” (Bota si Vullnet dhe Përfaqësim), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që ai e quan vullnet. Ai erdhi në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushen kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerëzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.
Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Friedrich Nietzsche, Richard Wagner, Ludwig Wittgenstein, Erwin Schrödinger, Albert Einstein, Sigmund Freud, dhe Karl Kraus.
Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij më të mençura:
Truri i njeriut është më i tmerrshëm se kthetrat e luanit.
Pasuria i ngjason ujit të detit: sa më shumë të pish, aq më shumë etje ke.
Të kesh zili është njerëzore; të kënaqesh me fatkeqësinë e tjetrit është djallëzore.
Njeriu i pamend turret pas kënaqësive të jetës dhe mbetet i zhgënjyer, i urti shmang të këqijat.
Miqtë deklarohen të sinqertë, por në fakt të sinqertë janë armiqtë.
Kush nuk pëlqen femrat, verën dhe muzikën, është veç i marrë, kurrë i shenjtë.
Kush nuk do vetminë nuk do as lirinë, pasi jemi të lirë vetëm kur jemi vetëm.
Nuk ka trëndafil pa gjemba, kurse gjemba pa trëndafila ka sa të duash.
Kur dikush martohet, përgjysmon të drejtat dhe dyfishon detyrimet.
Largësia i zvogëlon gjërat për syrin, por i zmadhon për mendjen.