Afrika e Jugut pranon vaksinat ‘Pfizer’
03 maj 2021
| 13:52
Afrika e Jugut të dielën në mbrëmje ka pranuar grupin e parë të vaksinës kundër Covidit – “Pfizer”.
Dozat do të merren çdo javë, me një total prej 4.5 milionë të cilat priten deri në fund të qershorit.
Afrika e Jugut ka rifilluar vaksinimin duke përdorur vaksinën “Johnson & Johnson” që e kishte ndaluar së administruari për raportet e mpiksjes së gjakut diku tjetër.
Vendi deri më tani ka vaksinuar 318 mijë 670 njerëz, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Afrika e Jugut deri më tani ka regjistruar 1 milion e 584 mijë e 64 raste me koronavirus, duke përfshirë 54 mijë 417 vdekje.