Afrika e Jugut shënon 149 vdekje të reja nga Covid-19
Afrika e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 149 vdekje të tjera nga koronavirus, duke e çuar në 13 308 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend.
Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize konfirmoi 1 567 raste të reja me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 613 017.
Ai njoftoi se 35 nga vdekjet e reja u raportuan në provincën Kwazulu-Natal, 54 në provincën Gauteng dhe 16 në provincën Mpumalanga. Dhjetë vdekje u regjistruan në Kepin Verior, 16 në Kepin Lindor dhe 18 në Kepin Perëndimor.
“Numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani është 3.5 milionë, me 12.237 teste të kryera gjatë ditës së fundit”, tha ai.
Afrika e Jugut ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid-19 në kontinentin afrikan dhe për sa i përket vendeve të prekura nga virusi në nivel global renditet e pesta.