Afrikë e Jugut, 13 të vdekur si pasojë e shembjes së murit të kishës
19 prill 2019
| 14:05
Të paktën 13 vetë humbën jetën, e shumë të tjerë u plagosën, nga shembja e një muri në një kishë të Afrikës së Jugut gjatë kohës kur sapo kishte nisur shërbesa e Pashkës.
Gati 30 persona u dërguan në spital, sipas shërbimeve të urgjencës. Një zëdhënës i policisë e lidhi tragjedinë me reshjet e dendura të shiut në zonë.
Shembja e murit erdhi në fillimin e asaj që është planifikuar të jetë një shërbesë disaditore në kremtim të Pashkës.
Ceremonia e lutjeve u mbajt pas ngjarjes në një tendë të improvizuar përpara kishës që u dëmtua.