Afrim Bunjaku, polici i dytë që vritet në veri pas Enver Zymberit më 2011

24 shtator 2023 | 08:25

Rreshteri policor Afrim Bunjaku është polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit përderisa ishte në detyrë.

Zyrtari i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3.00 të mëngjesit në një pritë nga persona të uniformuar në Banjskë të Zveçanit. Pos tij, u plagosën edhe dy kolegë të tij.

Polici tjetër që kishte rënë në detyrë ishte Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë. Ai u vra më 26 korrik 2011 gjatë aksionit të forcave të Republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e sotëm…