Afrim Gashi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
28 maj 2024
| 16:28
Me 76 vota për, 6 kundër asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Gashi ka falënderuar të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët ashtu edhe për kabinetin qeveritar.
Deputetët nga E Majta kanë votuar kundër zgjedhjes së Gashit, ndërsa deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI-ja nuk ishin të pranishëm në sallë.