Afrim Hoti i bashkohet AAK-së
30 gusht 2019
| 14:45
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Afrim Hoti iu ka bashkuar radhëve të Aleancës.
“Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100 për qind shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/