AFRIM MYRTAJ – HEROI I GJALLË I BETEJËS SË ZHEGOCIT

15 prill 2025 | 11:58


Ismet Sylejmani

Shtati i shqiptarit Afrim Myrtaj nga Komuna e Gjilanit, është në mesin e atyre shqiptarëve të paktë, pjestar të popullit shqiptar, që në Betejën e Zhegocit, gjatë luftës së UÇK-së, është qëlluar nga plumbat e armikut mbi 11 herë dhe ka qendruar stoik, e i ka përballuar me sukses të gjitha vështirësitë që i kanë dalur nga plumbat e armëve të armikut!

Ushtari luftëtar çlirimtar i popullit shqiptar Afrim Myrtaj, është njëri prej pjestarëve lavdimadh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Afrim Myrtaj është dhe do të mbetet Hero i Gjallë i Bejetes së Zhegocit, është dhe do të mbetet emer i madh në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përgjithësi dhe i Zonës Operative të Karadakut në veçanti!

Populli shqiptar e ka per nderë qe e ka djalë të Tij këtë titan, i cili sikur Gjergj Elez Alia e sikur Jakup Ferri, por edhe sikur shumë emra të tjerë të mëdhenj e të pavdekshëm të fushbetejave të luftërave heroike të bijëve të lavdishëm të kombit tonë, do të jetë i shënuar me shkronja ari në historinë e lavdishme të luftëtarëve të mëdhenj të betejave legjendare, kundër pushtuesve e armiqëve të ndryshëm të Atdheut tonë, sepse edhe me aq plagë në trup, sikur titan ka ecur e ka marshuar në kolonë ushtarake në këmbët e veta, i pamposhtur!

Gjak e plagë i ka dhënë Heroi i Gjallë i Betejes së Zhegocit Afrim Myrtaj, luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushuese!
Të gjithë, i madh e i vogël, duhet ta dijnë, se sa dhe ku i ka nëpër trup plagët e lirisë, ky hero i gjallë i kombit shqiptar!
Sa plagë ka përpara, sa mbrapa dhe sa anash në shtatin e Tij, i pamposhturi Afrim Myrtaj!

Me çfarë plumbash është goditur nga armiqt pushtues çlirimtari Afrim Myrtaj në shtatin e tij muskuloz!

Çfarë kalibrash ishin plumbat që e kanë goditur në shtatin e Tij, atë ditë në ofenziven shfarosëse të forcave serbe në Malësinë e Zhegocit të Komunës së Gjilanit!

I tërë populli, Atdheu dhe Kombi, e ka për obligim detyrues që ta nderojë për të gjallë e në pavdekësi, këtë luftëtar, ndonëse është bërë vonë, sepse kanë kaluar shume vite pas përfundimit të luftës e pas çlirimit të Kosovës nga okupimi serb, dhe nuk i është dhënë emrindhe vendi i merituar, por fjala e popullit thotë: kurrë nuk është vonë, më mirë vonë se kurrë!

Popujt e qytetëruar e me demokraci të lashtë, por edhe me demokraci moderne, pjestarët e tyre të shtrenjtë e me kontribute të mëdha, të cilët vepra e tyre i bën edhe të shenjtë, jo vetëm i kanë të rrallë dhe i mbajnë në pëllëmbë të dorës e në majat më të larta të nderimit popullor e qytetar, por edhe i skalisin në skulptura e monumente dhe i shkrijnë edhe në bronz!

Afrim Myrtaj duhet të ketë të njëjtën masë të trajtimit nderues e respektues nga populli, nga Atdheu e nga Kombi ynë!

Gjilan, 15 Prill 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamerat e mediave kanë kapur edhe një bisedë të deputetit…