Afrim Pacolli nderohet me çmimin më të lartë nga shteti i Kazakistanit
Me rastin e 30 vjetorit te Pavaresise se Republikes se Kazakistanit, shteti me zhvillimin me te hovshem ekonomik ne Azine Qendrore, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev dekoroi z. Afrim Pacolli me çmimin DOSTYK të klasit të parë, për kontributin e tij në Republikën e Kazakistanit, si President i Mabetex Group, një nga ndërtuesit e parë ndërkombëtarë që shkeli në vend.
Afrim Pacolli është nderuar me meritën dhe çmimin më të lartë nga shteti i Kazakistanit për përpjekjet dhe punën e tij në vend në tre dekadat e fundit. Është një urdhër që u jepet vetëm zyrtarëve më të lartë të shteteve dhe njerëzve të shquar si Kofi Anan, Ban Ki-moon.
Në ceremoninë e rastit z. Pacolli u shpreh se është shumë i lumtur që ka marrë këtë çmim. Ai tha se këtë çmim ia dedikon familjes, të gjithë vëllezërve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij në mbarë botën pa të cilët ky sukses nuk do të ishte arritur.