Afrim Tovërlani flet për titullin në Superligë

07 qershor 2020 | 12:40

Feronikeli e mposhti të shtunën Vushtrrinë (3-1). Pas kësaj ndeshje trajneri Afrim Tovërlani ka folur edhe për mundësinë që skuadra e tij të shpallet kampion në IPKO Sperligë.

“Toki” e ka pranuar se një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, pasi skuadra nga Drenasi ka mbetur pas skuadrave të tjera.

“Sa i përket titullit, dihet që kemi mbetur prapa edhe pse nuk janë zhvilluar disa ndeshje që luhen të dielën, mirëpo realisht është e vështirë që ato të bëjnë gabim 3-4 ndeshje ndërsa ne të mos kemi asnjë gabim”, ka thënë Tovërlani.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajvani do të lehtësojë edhe më tej masat kundër koronavirusit,…