Afrim Tovërlani zbulon bisedën me presidenti e Kukësit
Trajneri prishtinas, aktualisht që drejton skuadrën e Feronikelit, Afrim Tovërlani ka qenë i ftuar në emisionin ‘Fan Zone’.
‘Toki’ ka treguar një histori të ndodhur me presidentin e KF Kukësit, Safet Gjici.
Gjici i kishte propozuar Tovërlanit drejtimin e Kukësit në kohën kur kjo skuadër ishte 12 pikë larg kreut që mbahej asokohe nga Skënderbeu.
“Po unë kam pasur një bisedë me presidentin e Kukësit, Gjici. Atëherë Skënderbeu ishte 12 pikë përpara dhe më thotë mua: ‘Po të vish ti, a do na nxjerrësh kampion?’. I thashë që jo, nuk dua të gënjej kot. Por është e pamundur që të dalësh kampion me atë diferencë. Pastaj Gjici më tha se çfarë i garantoja dhe iu shpreha që dalja në Evropë duhej të ishte objektivi im dhe pozita e dytë. Sa i përket pyetjes suaj, trajnerët punojnë më mirë në Kosovë, pasi në Shqipëri vendosin më shumë presidentët e klubeve dhe nuk dëgjohet trajneri”, ka thënë Toverlani.