Afro 100 civilë sirianë të vrarë në Goutan Lindore
20 shkurt 2018
| 11:07
Bombardimet nga forcat qeveritare të Sirisë kanë vrarë dhjetëra civilë në provincën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët.
Së paku 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë të hënën në sulmet ajrore dhe me raketa, njoftoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.
Grupi monitorues, me seli në Londër, ka bërë me dije se 470 njerëz janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, raporton “Rel”.
Koordinatori për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Panos Moumtzis, ka thënë se situata po del jashtë kontrollit dhe bëri thirrje për ndalimin e bombardimeve.
Rreth 400.000 njerëz jetojnë në Goutan Lindore, e cila është nën rrethim qysh në vitin 2013.
Besohet se ushtria po përgatit ofensivë tokësore në këtë rajon.