Afro 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit
10 qershor 2019
| 17:53
Afro 100 njerëz janë vrarë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon.
Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou, raporton “BBC”.
Trupat e të vdekurve janë djegur, ka thënë një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar.
Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh – disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste.
Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta.
Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.