Afro 21 mijë qytetarë të Kosovë kanë marrë vaksinën “AstraZeneca”

22 prill 2021 | 14:11

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi ka treguar se deri me tani afro 21 mijë qytetarë të Kosovë kanë marrë vaksinën “AstraZeneca”.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se në këtë qendër në Prishtinë janë vaksinuar 65 persona sot, prej tyre 47 të moshës mbi 75-vjeçare me sëmundje kronike, 12 të moshës mbi 80-vjeçare dhe gjashtë profesionistë shëndetësorë.

“Aktualisht nga data 8 prill, kur kemi filluar me vaksinimin e moshave mbi 85 vjet e deri më sot, janë vaksinuar gjithsej 3 072 persona. Përderisa vetëm ditën e sotme kemi 65 të vaksinuar, prej tyre 47 me sëmundje kronike, 12 të moshuar mbi 80-vjeçar dhe gjashtë profesionistë shëndetësorë. Nëse i referohemi nga data 29 mars e deri më sot, atëherë ne kemi një numër prej 5 600 personave të vaksinuar në qendrën ‘1 Tetori’, por nëse flasim në nivel vendi atëherë ne jemi afër 21 mijë dozave të plasuar tek personat në Kosovë”, ka thënë Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Sergio Aguero do të largohet si lojtar i lirë…