Afro 500 të vdekur nga koronavirusi në Spanjë
17 mars 2020
| 15:24
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë është rritur të martën në 491, nga 309, sa ishte një ditë më herët, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Numri total i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 11,100.
Spanja ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka nisur izolimin e pjesshëm të 47 milionë njerëzve.
Në mesnatën e shkuar, autoritetet atje kanë nisur t’i ndalojnë makinat që kalojnë kufirin nga Franca dhe Portugalia.
Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve me koronavirus – 4,871, ndërsa pas tij vjen Katalonja me 1,394.
Autoritetet kanë thënë se mbi 1,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në Spanjë./rel/